Grupi parlamentar i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) “Drejtësi dhe Integrim” në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar që Shqipëria dhe Greqia të nisin iniciativën për abrogimin e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë, ligji i miratuar nga shteti grek para 84 vitesh.
Projektligji është paraqitur nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili prej kohësh ka deklaruar se ky ‘ligj është absurd.’
PDIU thotë që në kushtet që Shqipëria dhe Greqia kanë marrëdhënie të mira mes tyre, ku edhe ministrat jashtëm të vendeve janë shprehure pro heqjen së ligjit të luftës, duket si absurditet të vazhdojë, Kuvendit i kërkohet që t’i bëjë një ftesë parlamentit grek që të fusë në diskutime parlamentare të tyre. I kërkohet edhe këshillit të ministrave që ta kenë në fokus këtë çështje”.


