Për herë të parë dron bujqësor si mjet pune, do të monitorojë në kohë reale

Mos i humb

Për herë të parë në Shqipëri, një dron bujqësor është vënë në përdorim si mjet pune për monitorimin e kulturave bujqësore në zonat e Fushë-Krujës dhe Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama e solli sot këtë nismë në vëmendje, duke e konsideruar si një ndihmë të rëndësishme për fermerët. Sipas tij, droni mund të vlerësojë shëndetin e bimëve dhe të ndihmojë në përdorimin më efikas të inputeve bujqësore, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe përmirësuar cilësinë e prodhimit.

Ky mjet i ri teknologjik do të shërbejë jo vetëm për fermerët, por edhe për Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë Krujë dhe Shkodër. Rama theksoi se kjo iniciativë është pjesë e vizionit “Bujqësia 2030”, i cili synon një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

“Për herë të parë, një dron bujqësor vihet në dispozicion si mjet pune për monitorimin në kohë reale të kulturave, vlerësimin e shëndetit të bimëve dhe përdorimin më efikas të inputeve, duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Ky dron do t’u shërbejë Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër, si dhe fermerëve. Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tonë Bujqësia2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Bujqësia inteligjente mbetet ende një koncept i ri për vendin, por po tërheq interes të madh nga sipërmarrjet bujqësore. Shqipëria po nis gjithashtu të aplikojë elementë të bujqësisë precize, ku GPS-i dhe imazhet satelitore përdoren për hartëzimin e tokave dhe për trajtim të personalizuar të sipërfaqeve bujqësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit