Policia Bashkiake e Durrësit në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve

Mos i humb

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Durrësit kanë shkaktuar problematika në disa zona të qytetit dhe njësive administrative.

Përballë kësaj situate, strukturat e bashkisë së Durrësit ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër zhvillimet.

Policia Bashkiake e Durrësit njofton se është në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo rast emergjence.

Ekipet janë të angazhuara në asistimin e personave në rrezik, evakuimin dhe transportin e tyre drejt zonave të sigurta, si dhe në menaxhimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përgjegjëse në rast se përballen me situata rreziku.

Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë Bashkiake të Durrësit në numrin e telefonit +052 232 250, e cila vijon të jetë në terren dhe në shërbim të komunitetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit