Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim zyrtar në Greqi, ku është pritur nga Presidenti grek Kostandinos Tasulas.
Tsulas deklaroi se Athina zyrtare mbështete rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa është ndalur dhe te emigrantët shqiptarë në Greqi.
“Vlerësojmë rolin konstruktiv dhe integrimin e lartë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”, është shprehur ai
Ndërsa ministrja vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Greqia për vendin tonë në rrugëtimin drejt BE.
“Kjo bisedë miqësore reflekton dëshirën, ambicien, po dhe për marrëdhëniet tona historike të përkthyera në një vizion të përbashkët siç dhe ju përmendët.
Do jetë kënaqësia ime që këto dy ditë vizitash, në pritjen e parë në Presidencë, më pas me kolegë dhe komunitetin shqiptar këtu, ne të diskutojmë edhe më gjerësisht mbi marrëdhëniet tona historike, si aleat i NATO-, partner de facto strategjik, por edhe si mbështetje të vijueshme që Greqia i ka dhënë në Shqipërisë në rrugëtimin evropian.”, ka thënë ndër të tjera ministrja Spiropali.


