PS mbron Ballukun, Bardhi: Standardi aktual pengon çdo drejtësi

Mos i humb

Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, reagoi pas vendimit të Partisë Socialiste për të refuzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, duke mos i dhënë autorizimin.

Bardhi e konsideroi vendimin një sinjal shqetësues për standardet e sundimit të ligjit në vend:

“Sot, kur ligji ka trokitur në paradhomën e tij, Edi Rama ka ndryshuar standard. Për Belindën, që ka abuzuar me të paktën 1.1 miliardë euro, ligji nuk mund të jetë kaq i barabartë sa për të gjithë të tjerët.”.

Ai ngriti shqetësime për perceptimin ndërkombëtar të Shqipërisë. “Sot, kur ligji ka trokitur në paradhomën e tij, Edi Rama ka ndryshuar standard. Për Belindën që ka abuzuar me të paktën 1.1 miliardë euro, ligji nuk mund të jetë kaq i barabartë sa për të gjithë të tjerët.

Çfarë mesazhi u kemi dërguar sot vendeve të Bashkimit Europian, që na kërkojnë sundimin e ligjit dhe luftë reale kundër korrupsionit në nivelet më të larta?

E them me bindje: jo pasaportë europiane, por as pasaportë iraniane nuk marrim me këtë standard, ku hetimi nuk përcaktohet nga prokuroria, por nga Gjykata supreme e mazhorancës qeverisëse.

Sepse nga dje sistemi i drejtësisë në vend sipas vizionit të Ramës ka këtë hierarki: Gjykata e shkallës së parë Apeli Gjykata e Lartë Gjykata Kushtetuese Grupi parlamentar i Partisë Socialiste.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit