Rama në Katar, bisedime për nisjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve

Mos i humb

Gjatë vizitës në Katar, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer.

Kreu i qeverisë pohon se mes diskutimeve të tyre ka qenë edhe mundësia për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri.

“Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”, tha ai në rrjetet sociale.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim me Al-Meer nga ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

Kujtojmë se të dielën, Rama u takua me homologun e tij në Katar, Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, i cili është njëkohësisht edhe ministër i vendit.

Siç bëri me dije ai, takimi u fokusua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe diskutimin e disa projekteve me peshë të rëndësishme për Shqipërinë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit