Rama: “Smart City”, në ndihmë të të gjithë punonjësve të ndershëm të policisë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama foli sot për rëndësinë e projektit “Smart City Albania”, jo vetëm për monitorimin e elementëve kriminalë, por edhe në drejtim të monitorimit të vetë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Rama tha se falë këtij projekti punonjësit e Policisë shohin në kohë reale elementet e kriimalitetit të rrugës që janë të skeduar.

Në këtë mënyrë këta elementë, sipas Kryeministrit, e kanë të pamundur të shkojnë ku të duan dhe të bëjnë keq sepse janë në sytë e policisë gjatë gjithë kohës.

Nga ana tjetër, Rama tha se kjo është një sfidë menaxhimi.

“E kam kuptuara edhe mesazhin e një pjese të atyre që duhet ta kishin çuar para këtë projekt. Është normale që një pjesë në Policinë e Shtetit të mos e dojë këtë projekt që do të bëjë të mundur që shumë nga ato gjëra që janë shqetësim për drejtuesit e policisë, për ne dhe për qytetarët të bëhen të pamundura”, tha Rama.

Sipas tij, “bëhet e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale”.

“Do të jetë e pamundur që një makinë policie të shkojë të parkohet te shtëpia apo para restorantit dhe punonjësit me uniformë të ulen të hanë. Dhe këtu po flas për gjërat më të thjeshta. E kuptoj shumë mirë që ata që bënë çmos ta shtyjnë dhe sabotojnë këtë projekt i kuptojnë këto shumë më mirë se sa unë, sepse dinë shumë më mirë se sa unë se sa hile dhe poshtërsi mund të bëhen duke njollosur Policinë e Shtetit”, tha Rama.

Ky projekt, sipas tij, “ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm dhe punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit duke ua larguar të gjitha hijet tunduese të së keqes”.

“Kush do të dojë t’i shmanget syrit të Policisë së Shtetit për të bërë keq do të duhet të mbulohet me ferexhe, përndryshe nuk ikën dot asgjëkundi. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit