Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike.
Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:
Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht
Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin Lusën
Rruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative Zapod
Rruga e fshatit Borje, Njësia Administrative Shishtavec
Gjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.
Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së një ndërtese shkollore në fshatin Bele, Njësia Administrative Zapod.


