“Rrahje krahësh” mes burrave të PDK-së dhe atyre të PSD

Mos i humb

Në pritje të fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ndërprenë bisedën mes ministrit të Drejtësisë Abelard Tahirit dhe deputetit, Dukagjin Goranit. Për të filluar përshëndetjen e ngrohtë mes tyre.

Gorani sa kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ai dhe bashkëpartiakët kishin kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës. Ata konsideronin se PDK duhet të rrëzohet nga qeverisja e vendit dhe si të tillë nuk do të bëhej koalicion me këtë parti. Të njëjtën qëndrim ka edhe partia ku aktualisht bënë pjesë Dukagjin Gorani.

Pika e parë e rendit të ditës në seancën e sotme do të jetë interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike për katër komunat në veri të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit