Rregullorja e Kuvendit dhe Diella në GJK, zbardhen 2 kërkesat e PD

Mos i humb

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dorëzon dy padi në Gjykatën Kushtetuese, shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme, sipas tij, në Rregulloren e Kuvendit dhe shfuqizimin e dekretit “Diella”.

Në një njoftim për mediat, Partia Demokratike thotë se “ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit”.

Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.

Kerkese-per-shfuqizim-dekretet-e-Presidentit-1

Kerkese-per-shfuqizim-te-ndryshimeve-ne-rregulloren-e-Kuvendit

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit