Ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi në fjalën e mbajtur në protestën e organizuar në mbështetje të liderve të UÇK-së u shpreh se Tirana gjithmonë ka qenë djepi i mikpritjes dhe bashkimit kombëtar.
Ish-prefekti kujtoi ndër të tjera periudhën e luftës së Kosovës, ku Tirana u bë dhe kryeqyteti i shpirtit shqiptar, duke pritur mijëra kosovarë që lanë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar genocidit serb.
“Tirana ndër vite ka qenë djepi i mikpritjes dhe i bashkimit kombëtar. Ky qytet i ka hapur zemrën cdo shqiptari të ardhur nga cdo trevë, veri e jug, lindje e perëndim.
Në vitin 1999 kur Kosova përjetonte ditët më të errëta të luftës, Tirana u bë dritë shprese,
Qytetarët e saj pritën qindra mjëra kosovarë që u detyruan të largoheshin nga genocidi serb.. Tregoi se ishte kryeqyteti I shpirtit shqiptar. Nuk qëndroi vetëm mikpritëse por dolën bijtë që morën pushkën dhe dolën të luftojnë për lirinë e Kosovës dhe më vonë dhe për lirinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.