Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg

Mos i humb

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi sot në Gjykatën e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në kërkesë ndër të tjera thuhet se, në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

“Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K. Pr. Penale,” thuhet në kërkesë.

“Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit,” thuhet në kërkesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit