SHBA – Rutte mirëpret sanksionet e Trump ndaj kompanive ruse të naftës

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mirëpriti dje vendimin e administratës Trump për të vendosur sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, ndërsa bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën për të ndaluar luftën e saj në Ukrainë, sipas BBC.

Rutte ndodhej në Shtëpinë e Bardhë – kur u njoftuan sanksionet e reja të SHBA-së – që synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi Moskën për të negociuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Kjo masë do të ushtrojë më shumë presion mbi Putinin”, tha Rutte.

Rutte kishte planifikuar të diskutonte planin 12-pikësh – të hartuar nga aleatët evropianë dhe Kievi – i cili parashikon ngrirjen e luftës në vijën aktuale te frontit, kthimin e fëmijëve të deportuar, si dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Plani përfshin gjithashtu një fond për rimëkëmbjen e Ukrainës, si dhe garanci sigurie dhe një rrugë të qartë për Ukrainën për t’u bashkuar me BE-në.

Trump ka treguar se një pikë kyçe e ngërçit – ka qenë refuzimi i Moskës për të ndaluar luftimet përgjatë vijës aktuale të frontit – të cilën presidenti ukrainas Zelensky e ka mbështetur.

Rusia është kundër kësaj ideje, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tregoi se Rusia nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e saj për largimin e trupave ukrainase nga rajoni lindor i Donbasit – që Kievi kontrollon ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit