Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ndau sot një video të aksionit të Policisë dhe Shërbimit Zjarrfikës për shpëtimin e dy turistëve belgë që mbetën ditën e djeshme të bllokuar në kanionin e Gjipesë. Balla thekson se ndërhyrja në kohë ka mundësuar shpëtimin e tyre.
“Në krye të detyrës. Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës u kanë ardhur në ndihmë dy turistëve belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni i Gjipesë. Ndërhyrja në kohë ka mundësuar shpëtimin e tyre dhe të dy turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore,” shkruan Balla.
Shtimi i fluksit turistik ka angazhuar Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës që të jenë në gatishmëri për t’u dhënë ndihmën e duhur turistëve. Në Shqipëri janë ndërmarrë disa masa për të përballuar dhe menaxhuar fluksin turistik. Këto masa përfshijnë si, rritja e pranisë së forcave policore në destinacionet kryesore turistike. Patrullime të përforcuara në zonat me numër të lartë turistësh për të garantuar sigurinë e tyre.
Shërbime të Përmirësuara Shëndetësore, duke vendosur ekipet mjekësore dhe ambulancave në zonat turistike; përmirësimi i shërbimeve mjekësore në spitalet dhe qendrat shëndetësore pranë destinacioneve turistike, këto masa synojnë të përmirësojnë përvojën e turistëve në Shqipëri dhe të sigurojnë që vendi të jetë një destinacion i sigurt dhe i qëndrueshëm turistik.


