Shqipëria është bërë zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes, një organizatë ndërkombëtare e iniciuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të kësaj organizate ndërkombëtare publikuar në rrjetet sociale.
Bordi i Paqes thekson se mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama ka ripostuar në “X” deklaratën e Bordit të Paqes.
Vendimi për tu bërë pjesë e Kartës së Bordit të Paqes u miratua në Kuvendin e Shqipërisë në datë 22 janar me 110 vota nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje përfaqëson një akt vullneti të mirë dhe një përgjegjësi të natyrshme të Shqipërisë për të kontribuar për paqen, sa herë që i jepet mundësia.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar se ftesa personale nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë si vend themelues në Bordin e Paqes përbën një nder të veçantë dhe një dëshmi të vlerësimit ndërkombëtar për rolin e vendit tonë.


