SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës/ Hetim për dosjet e tokave në bregdet

Mos i humb

Një operacion i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet paraditen e sotme në Kadastrën e Vlorës.

Raportohet se SPAK po kërkon informacion për një çështje në hetim, ndërkohë që ka sekuestruar disa dosje.

Kjo ”vizitë” e SPAK shoqërohet dhe me lëvizje në radhët e drejtuesve ku është larguar Klodian Troci dhe në vendin e tij është emëruar Reinard Meta.

Meta, i cili është emëruar tashmë në krye të Kadastrës së Vlorës, më herët ka qenë në role drejtuese në Kadastrën e Tiranës

Kadastra e Vlorës është një prej institucioneve më të paqëndrueshme sa i takon drejtuesve, ku brenda një viti janë ndryshuar 10 drejtorë, ndërkohë që pronat në jug duket se janë dhe ”patatja” e nxehtë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit