Tabaku: Të vendosim minimumin jetik, buxheti i ka të gjitha mundësitë

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku prezantoi sot në seancën plenare në Kuvend kërkesën për mocion me debat për minimumin jetik.

Tabaku u shpreh se “minimumi jetik ka qenë një propozim ligjor i PD-së për disa legjislatura me radhë, por nga ana tjetër ka qenë edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë që është miratuar buxheti”.

‘Qeveria shqiptare, e majtë në fakt, në vitin e 13-të të mandatit të saj nuk siguron dot një minimum jetik për qytetarët”, theksoi Tabaku.

Ajo nënvizoi se, 40% e shpenzimeve familjare sot janë ushqimet.

“Nëse çmimet e ushqimeve ishin 20% e atyre të Bashkimit Europian-së në vitin 2012, sot janë 92% e çmimeve të BE-së”, tha Tabaku.

“Sot pensionistët janë shtresa më e varfër”, tha Tabaku, teksa shtoi se, “qeveria përsëri dhe me këtë buxhet refuzon që të ngrejë pensionet”.

Deputetja e PD nënvizoi se, “menjëherë pas miratimit të buxhetit PD do ta sjellë edhe njëherë këtë propozim ligjor. Do ta sjellë si një detyrim moral ndaj qytetarëve. Do ta sjellë edhe si një detyrim ndaj të gjithë atyre që presin që ky parlament të miratojë ligje në mbështetje të tyre”.

“Propozimi ligjor për minimumin jetik do ta vendosë Shqipërinë në hartën e vendeve, të cilat e kanë këtë. Vend e të rajonit e kanë, vende të tjera të BE-së e kanë”, tha Tabaku, e cila shtoi se, “buxheti i ka të gjitha mundësitë që të miratojë minimumin jetik”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit