Hamasi ka liruar edhe 13 pengjet e tjera të cilët mbaheshin në zonën e Khan Younis.
Ata iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Të gjithë personat e rrëmbyer që janë ende gjallë janë liruar, duke iu shtuar edhe shtatë personave që u liruan më herët.
Sipas mediave izraelite, të gjithë pengjet e liruara janë në “gjendje të mirë”. Pengjet do të transferohen në bazën ushtarake izraelite të Re’im për kontrolle mjekësore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në rajon së bashku me udhëheqës të tjerë për të diskutuar marrëveshjen e propozuar nga SHBA-ja dhe planet e pasluftës.
Një rritje e madhe e ndihmës humanitare pritet në Gaza ku qindra-mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë.