Trump konfirmon largimin e prokurores së përgjithshme Pam Bondi, zëvendësohet nga Todd Blanche

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar largimin e Pam Bondi nga posti i prokurores së përgjithshme, duke njoftuar se ajo do të marrë një detyrë të re në sektorin privat,  ndërsa zëvendësi i saj, Todd Blanche, do të marrë rolin e prokurorit të përgjithshëm në detyrë, sipas BBC.

Trump publikoi njoftimin në rrjetin social “Truth Social”, duke e përshkruar Bondi si një patriote te madhe amerikane dhe mike të besuar, që ka shërbyer besnikërisht si prokurore e përgjithshme gjatë vitit të fundit.

“Pam bëri një punë të jashtëzakonshme duke mbikëqyrur një aksion masiv kundër krimit në të gjithë vendin, me vrasjet që ranë në nivelin më të ulët që nga viti 1900. Ne e duam Pam, dhe ajo do të kalojë në një detyrë shumë të nevojshme dhe të rëndësishme në sektorin privat, e cila do të njoftohet së shpejti. Zëvendësprokurori ynë, një mendje ligjore shumë e talentuar dhe e respektuar, Todd Blanche, do të marrë detyrën si prokuror i përgjithshëm në detyrë. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, tha Trump.

Bondi ka shërbyer si prokurore e përgjithshme për administratën Trump, duke udhëhequr disa operacione kundër krimit dhe duke qenë një figurë kyçe ligjore gjatë vitit të fundit.

Todd Blanche, i cili do ta zëvendësojë, njihet si një jurist i aftë dhe me eksperiencë në çështje të nivelit të lartë ligjor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit