![]()
Turqia dhe Gjermania do të zhvillojnë konsultime politike të hënën në Berlin, njoftoi sot Ministria e Jashtme turke.
Zëvendës ministri i Jashtëm turk Fuat Kaymakci dhe Andreas Michaelis, Sekretari i Shtetit i Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë do të bashkë-kryesojnë takimin, thuhet në deklaratën e ministrisë.
“Gjatë konsultimeve do të diskutohet mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme si dhe procesi i pranimit të Turqisë në BE, veçanërisht në kontekstin e Presidencës së ardhshme të Këshillit Evropian të Gjermanisë në vitin 2020”, shtoi ai.
Kaymakci gjithashtu do të takohet me presidentin dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamentit Federal gjerman, parlamentarë dhe zyrtarë të tjerë, përfaqësues të shtypit dhe ekspertëve, njerëz të biznesit dhe përfaqësuesit e komunitetit turk.


