Turqia do të ofrojë mbështetje ushtarake në Rripin e Gazës pas marrëveshjes së arritur midis Izraelit dhe Hamasit, tha sot Ministria Turke e Mbrojtjes.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se vendi i tij dëshironte të merrte pjesë në rindërtimin e Rripit të Gazës dhe në një “task forcë”.
Një task forcë ndërkombëtare me ekspertë nga Izraeli, SHBA-ja, Egjipti, Katari, Turqia dhe Kryqi i Kuq do të kërkojnë eshtrat e pengjeve të vdekura në Gaza.
Turqia ishte e përfshirë në negociatat indirekte midis Izraelit dhe grupit islamist palestinez “Hamas” në Egjipt.