Ulet çmimi naftës par arritjes së marrëveshjesh SHBA-Iran, ekspertët: Trump nuk do të rrezikonte energjinë

Mos i humb

Çmimet globale të naftës pësuan një rënie të menjëhershme pas lajmit të arritjes së një marrëveshjeje për dy javë armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, pikat e së cilës përfshijnë edhe rihapjen e Ngushticës kyçe të Hormuzit.

Çmimi i naftës Brent, si tregues referencë, ra me rreth 13%, duke arritur në 94.80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA u ul mbi 15%, duke shkuar në 95.75 dollarë. Çmimet e energjisë patën një rritje të rrufeshme pas goditjes që morën furnizimet me naftë dhe gaz nga Lindja e Mesme në vazhdën e kërcënimeve të Iranit për të sulmuar anijet që tentonin të përdornin rrugën e rëndësishme detare, si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.

Indekset kryesore të aksioneve në rajonin Azi-Paqësor lëvizën në territor pozitiv mëngjesin e sotëm. Nikkei 225 i Japonisë u rrit me 5%, Kospi i Koresë së Jugut u rrit me pothuajse 6%, dhe ASX 200 në Australi me 2.7%. Edhe kontratat e ardhshme për tregun amerikan të aksioneve treguan se Wall Street mund të çelej me rritje.

Pavarësisht kërcënimeve të tij, Donald Trump ishte i prirur të tregonte kujdes për të mos lejuar që çmimet e energjisë të “shkonin në qiell” nga përshkallëzimi i konfliktit, mendon Xavier Smith nga firma e hulumtimit të tregut AlphaSense. Një situatë e tillë, sipas Smith, do të çonte drejt një plagë ekonomike të vetëshkaktuar, një rrezik ky të cilin pakkush do të zgjidhte ta merrte përsipër.

Shumë anije cisternë që ishin bllokuar në afërsi të ngushticës, do të kenë mundësi të kalojnë atje gjatë armëpushimit, sipas ekspertëve, do të ofrojnë një lehtësim të ndjeshëm për tregjet në javët në vijim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit