Vendimi për gjyqtaren Bejtja| Berisha sulmon Kushtetuesen dhe Begajn: Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën!

Mos i humb

Në një konferencë për shtyp sot, 17 tetor, kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se “në jurisprudencën e këtij vendi do të regjistrohet akti më monstruoz i reformës sorosiane të drejtësisë”, referuar vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për anëtaren Sonila Bejtja, që të shqyrtohet ndërprerja e mandatit të saj në këtë gjykatë, këtë vit.

Pas këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese do duhet të shpallë vakancën, ndërsa Presidenti duhet të nisë procedurat për anëtarin që do të zëvendësojë gjyqtaren.

“Sonila Bejtja ka filluar detyrën në vitin 2020, jashtë çdo lloj dyshimi, përveç rrethit të kuq si armike e narkoshtetit, nuk mund t’i prekej mandati gjer në vitin 2028”, theksoi Berisha.

Verdiktin e Gjykatës që i hapi rrugë vakancës së kërkuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e quajti “shkelmim të opinioneve zyrtare të Komisionit të Venecias”.

“Presidenti më i padenjë në Shqipëri, Europë dhe më gjerë”, e quajti pa hezitim Kreun e Shtetit shqiptar.

“Peng i Limionit dhe aferave të tjera korruptive, është një skllav në duart e Edi Ramës dhe xhepave të tij. Shkon firmos, merr para në bordero private. I bëj thirrje Urdhrit të Mjekut t’i heqë diplomën se turpërim më të madh nuk ka!”, shtoi Berisha për Begajn.

Ndërkohë, Gjykata pritet të vendosë në një seancë më vete lidhur me shpalljen zyrtare të vakancës, por nisur nga njoftimi i djeshëm, 16 tetor, kuptohet se Bejtja e mbyll brenda 2025-ës detyrën. Njëjtë si ajo, edhe gjyqtarja Elsa Toska.

Qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, parim i përcaktuar në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës. Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028.

Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031.

Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson“, thuhej në reagimin zyrtar të Kushtetueses.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit