Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se ishte e gatshme të ndërmerrte hapa të mëtejshëm – për të garantuar sigurinë ekonomike të Evropës, në një fjalim para ligjvënësve të BE-së.
“Një krizë në furnizimin me lëndët e para të rëndësishme nuk është më një rrezik i largët, është në pragun tonë”, tha Von der Leyen në një seancë plenare të Parlamentit Evropian në qytetin francez, Strasburg.
“Jam e gatshme të propozoj masa të mëtejshme për të garantuar sigurinë ekonomike të Evropës”, shtoi ajo.
“Ne duhet të jemi shumë të qartë edhe në vendosmërinë – se asnjë vend nuk duhet të ketë aftësinë të minojë sigurinë tonë ekonomike”, tha Von der Leyen.
Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për të reduktuar varësitë, Bashkimi Evropian vazhdon të mbështetet në importet e lëndëve të para të rëndësishme dhe teknologjive kyçe.
Kjo përfshin materiale për prodhimin e mikroçipave, turbinave me erë dhe baterive.
BE-ja është varur nga vendet individuale për teknologjitë kryesore, përfshirë Kinën si një furnizuese kryesore.
“Ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm, por tani duhet të përshpejtojmë me vendosmëri dhe urgjentisht. Ne kemi nevojë për një furnizim më të shpejtë dhe më të besueshëm të lëndëve të para të rëndësishme”, tha Von der Leyen.
“Evropa duhet të ketë kontrollin e teknologjive strategjike të pastr”, shtoi ajo.
“Teknologjia e pastër nuk është vetëm një mjet për uljen e emetimeve. Është çelësi i konkurrueshmërisë sonë dhe çelësi i pavarësisë së Bashkimit Evropian, dhe ne duhet të luftojmë vërtet për të”