“Wesley Clark dëshmon sot në Gjykatën e Hagës”

Mos i humb

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Wesley Clark, do të dalë pas pak para gjykatës speciale të Hagës për të dhënë dëshminë e tij për zhvillimet gjatë luftës për çlirimin e Kosovës dhe rolin e luajtur nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ai është thirrur të dëshmojë nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Clark fillimisht do t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve të Thaçit dhe më pas do të pyetet edhe nga Prokuroria e Specializuar e Hagës dhe, më vonë, edhe nga trupi gjykues.

Clark do të jetë dëshmitari i shtatë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit dhe i fundit.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së Clarkut, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit