WhatsApp Web jashtë funksionit? Përdoruesit raportojnë probleme me hyrjen në platformë

Mos i humb

Disa përdorues kanë probleme me WhatsApp Web mëngjesin e së premtes, 27 shkurt, duke theksuar vështirësi kryesisht gjatë procesit të hyrjes dhe sinkronizimit të bisedave.

Sipas faqes që monitoron ndërprerjet e shërbimeve online, Downdetector, raportimet për probleme u rritën ndjeshëm rreth orës 09:00.

Shumë përdorues iu drejtuan rrjetit social X për të raportuar vështirësi në lidhjen e WhatsApp Web me pajisjet e tyre.

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp është përballur edhe më herët me probleme të ngjashme teknike. Në prill të vitit të kaluar, përdorues të shumtë raportuan probleme në dërgimin e mesazheve.

Po ashtu, më 28 shkurt të vitit të kaluar, platforma pësoi një ndërprerje globale, gjatë së cilës u regjistruan mbi 5 mijë raportime për mesazhe që nuk dërgoheshin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit