Zbulohet sinjal i rrallë nga hapësira

Mos i humb

Shkencëtarët kanë zbuluar sinjale të pazakonta nga hapësira që mund të hedhin dritë mbi origjinën e universit. Ky zbulim i rrallë ofron mundësinë për të studiuar vrimat e zeza primordiale dhe materien e errët në një mënyrë të paprecedentë.

Një sinjal i pazakontë mbërrin në Tokë nga hapësira. Nëpërmjet LIGO-s, që arrin të perceptojë valët gravitacionale, i pozicionuar në SHBA, këto valë mund të sugjerojnë ekzistencën e një vrime të zezë primitive, që duke u bazuar në modelet kozmologjike teorike mund të jetë formuar menjëherë pas Big Bang, ose Shpërthimit të Madh, që i dha jetë universit siç e njohim sot miliarda vite më parë.

Nga sinjalet e perceptuara nga LIGO, mendohet se kjo vrimë e zezë, nga e cila ka mbërritur një sinjal, të jetë formuar nga masa të dendura të materies subatomike në sekondin e parë pas Big Bang. Sipas teorisë, vrimat e zeza primitive, pra të parat e krijuara në gjithësi, mund të kenë përmasa që variojnë nga ato të një asteroidi e deri tek ato të një objekti masiv, dhe njëkohësisht mund të shpjegojnë natyrën e materies së errët, që është substancë e padukshme nga e cila përbëhet 85% e materies së gjithë universit dhe që vepron si një masë ngjitëse gravitacionale që mban të lidhur të gjitha galaktikat.

Kërkimet në këtë drejtim, bazuar në këto sinjale, janë mjaft të rëndësishme për shkencën dhe astrofizikën, pasi edhe në bazë të vrojtimeve që do të pasojnë mbi këtë, mund të hapet një dritare e re për të kuptuar më shumë mbi universin primitiv, kur sapo u krijua.

Ky studim i rëndësishëm gjendet në platformën ndërkombëtare Arxiv dhe është në publikim në revistën shkencore The Astrophysical Journal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit