Agron Mustafa tregon si ndodhi sulmi ndaj tij

Mos i humb

Sot në mesditë është sulmuar drejtori i menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, në një lokal në Prishtinë.

Sulmin ndaj tij e ka konfirmuar vet Mustafa, i cili ka thënë se i njeh sulmuesit, njëri është Nazim Sahiti dhe polici tjetër është Avni Berisha i njohur si Tarkani.

“Arsyeja e sulmit ndaj meje nuk e di cila është, por janë dy zyrtarë policor”, ka thënë Mustafa.

A ka pasur më parë ndonjë raport me sulmuesit dhe a ka marrë kërcënime nga ta, Mustafa thotë se nuk e di pse e kanë sulmuar pasi kurrë nuk ka pasur kontakt me ta.

“Hiç kurrgjë, më kanë ndal në rrugë për një minutë kanë fillu me më grushtu, shamje edhe grushta”, ka treguar Mustafa për momentin e sulmit.

Ai tha se kurrë nuk pas pasur diçka të keqe nga dy personat, dhe thotë se ka qenë gjithmonë korrekt.

“Kurrë në jetë hiç, kurrë në jetë, një fjalë me njërin me tjetrin nuk e kam ndrru, shumë korrekt gjithë kam qenë”, tha Mustafa.

Drejtori i PTK-së tha se është duke dhënë deklaratë në polici dhe më pas do të shkojë në emergjencë për kontroll.

“Jam në polici duke dhënë deklaratë edhe po shkoj me bo incizim. Do të shkoj në emergjencë me u kontrollu detajisht”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit