Putin urim për Trumpin: Mund të zhvillojmë bashkëpunimin në bazë të respektit

Mos i humb

Në telegramin e urimit për Vitin e Ri drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se dialogu konstruktiv mes dy kombeve është i domosdoshëm për stabilitetin global.

Kremlini sot njoftoi se Putini në urimin e Vitit të Ri për Trumpin theksoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të zhvillojmë “bashkëpunim pragmatik të drejtim të perspektivës afatgjate në bazë të barazisë dhe respektimit të ndërsjellë”.

Putini theksoi se “zhvillimi i dialogut konstruktiv mes Rusisë dhe SHBA-ve është veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit strategjik dhe gjetjen e përgjigjeve optimale ndaj kërcënimeve dhe sfidave globale”.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit u dobësuan pas aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014 dhe akuzave se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit