Arslan: Ndërtimi i aeroportit të tretë në Stamboll shkon sipas planit

Mos i humb

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Informacionit të Turqisë, Ahmet Arslan tha se ndërtimi i aeroportit të tretë në Stamboll shkon sipas planit dhe se deri më tani 85 për qind e projektit është përfunduar.

“Aktualisht nuk kemi asnjë vonesë në afatet e përcaktuara dhe se projekti do të përfundojë sipas planit”, ka thënë Arslan në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) duke mohuar pretendimet e bëra nga disa media në lidhje me pretendimet për vështirësi financiare në realizimin e projektit të ndërtimit të aeroportit më të madh në botë.

Ai sqaroi se projekti po zbatohet me bashkëpunim në mes të sektorit publik dhe privat dhe sipas modelit ndërto-vepro-transfero dhe shtoi se në një menaxhim të tillë të projektit ekziston rrezik më i lartë gjatë periudhës së punëve ndërtimore.

“Është e vërtetë se në fazën e parë kemi patur rastin që buxheti i parashikuar është tejkaluar, sepse ka patur nevojë për punë shtesë për të siguruar tokën. Burime të tjera financiare janë siguruar në përputhje me kushtet e marrëveshjes”, ka thënë Arslan.

Sipas tij, ky është një mega projekt, i cili është i rëndësishëm për imazhin e Turqisë. Arslan tha se është mjaft e natyrshme që në projekte të tilla të mëdha në faza të caktuara të ndërtimit të paraqitet nevoja për burime financiare shtesë, por është e rëndësishme që ajo të sigurohet në përputhje me marrëveshjet.

Stambolli aktualisht ka dy aeroporte “Ataturk” dhe “Sabiha Gokcen” ndërsa qëllimi i ndërtimit të aeroportit të tretë është lehtësimi i trafikut ajror në qytetin në Bosfor.

Më shumë se 15 mijë njerëz janë duke punuar në ndërtimin e aeroportit kurse hapja solemne e fazës së parë të aeroportit është paralajmëruar për më 29 tetor të këtij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit