Teliti: Politikanët dhe oligarkët jetojnë në vilat e periferisë, qytetarët vuajnë.

Mos i humb

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti ka reaguar pas publikimit të gjetjeve të sondazhit të prestigjiozes “Monitor” mbi cilësinë e jetesës në Tiranë.

Në këtë sondazh evidentoheshin disa problematika.

Reagimi i Telitit:
Politikanët dhe oligarkët jetojnë në vilat e periferisë, ndërkohë qytetarët e thjeshtë përballen çdo ditë me jetesën e vërtetë që ofron Kryeqyteti.
🆘Të shumta janë problemet e Tiranës, nga më të ndryshmet. Të jetosh në Tiranë jo vetëm që nuk është e thjeshtë, por fatkeqësisht nuk është as cilësore.
👉Prestigjozja “Monitor” në sondazhin e saj rendit qartë e shkoqur se çfarë e dëmton cilësinë e jetesës në Tiranë, duke filluar që nga ndërtimet pa kriter e pa planifikim, trafiku i renduar, mungesa e parqeve e hapësirave publike, e deri te ndotja e ajrit dhe zhurmat.
⁉️Doni ta dini se kur do bëhet Tirana një qytet i jetueshem?
👉Vetëm atëherë kur politikanët e veshur me pushtet të jetojnë në pallatet shumëkatëshe e shumëhyreshe kapic e ngjitur me njëra tjetrën, e të thithin 24 orë ajrin e ndotur 18 herë më shumë se normat e lejuara të OBSH-së, e të vuajnë trafikun e rënduar e të numërojnë orët për të gjetur një vend të thjeshtë parkimi, etj etj.
⏰Vetëm atëherë ndoshta do ti thërrasin mendjes që cilësia e jetesës në Tiranë dallon nga cilësia e videove me regji në rrjetet sociale.
🔷Tirana meriton më tepër. Arsye më shumë për të protestuar të premten ora 11.00.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit