Asnjë ndëshkim për mungesat e ministrave në seancat e Kuvendit

Mos i humb

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e sotme pati pyetje për ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili, por nuk arriti të marrë përgjigje për shkak se ministri Ismaili nuk ishte në seancë.

Megjithatë edhe kryeministrit nuk i erdhi mirë që Ministri i Shëndetësisë e kolegë të tjerë të tij nuk ishin aty.

Edhe pse ky nuk është rasti i vetëm kur mungojnë ministrat në seancat e Kuvendit, Artan Murati nga KDI thotë se nuk ka ndonjë rregullore që e ndëshkon mungesën e ministrave në seanca.

Murati, presionin e krykuvendarit, Kadi Veseli për ministrat, e sheh si të vetmen zgjidhje që udhëheqësit e dikastereve të paraqitën nëpër seancat parlamentare./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit