Presidenti Erdogan bisedë telefonike me kryetarin e MHP-së

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryetari i Partisë opozitare të Lëvizjes Popullore Nacionaliste (MHP) të Turqisë, Devlet Bahçeli, në një bisedë telefonike diskutuan për Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, mësohet se Erdoğan dhe Bahçeli kanë realizuar një bisedë telefonike. Gjatë bisedës, ku është diskutuar për Samitin e Jashtëzakonshëm të OBI-t, kryetari i MHP-së, Bahçeli, është shprehur se samiti ishte jashtëzakonisht frytdhënës dhe ka përgëzuar presidentin Erdogan për suksesin e arritur.

Duke folur për samitin e mbajtur në Stamboll, Bahçeli ka thënë se konfirmimi i shteteve islame se e njohin shtetin e Palestinës me kryeqytet Kudsin Lindor, ka një rëndësi tejet të rëndësishme në thirrjen e gjithë botës për ta njohur Kudsin Lindor si kryeqytet të shtetit të Palestinës nën pushtim.

Erdoğan falënderoi kryetarin e partisë opozitare, Bahçeli, për ndjeshmërinë e treguar dhe vlerësoi si një zhvillim pozitiv deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga tre grupet parlamentare të Turqisë, në shenjë mbështetjeje për vendimin e OBI-t./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit