Atentati me një të plagosur në Tiranë, ja pistat ku po heton policia

Mos i humb

Një ish-i dënuar në vitin 1999 me 10 vite burg për grabitje me armë, i ka bërë atentat me pistoletë 40-vjeçarit Korab Peposhi tek Ura e Institutit në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ku Korab Peposhi ishte duke ecur në rrugë dhe një person i është afruar, duke e qëlluar disa herë me pistoletë.

Pasi është qëlluar disa herë 40-vjeçari Korab Peposhi, ka përfunduar i shtrirë në trotuar. Autori i plagosjes së rëndë është Alfred Rrushi.

Burimet nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se autori e ka survejuar Korab Peposhin derisa është afruar pranë rrugës “Shkodra” dhe më pas ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij disa herë. Pas të shtënave Alfred Rrushi është larguar nëpërmjet një rrugice dhe dyshohet se më pas ka përdorur një makinë për ti shpëtuar ndjekjes së policisë.

Burimet policore sqarojnë se autori i plagosjes Alfred Rrushi, është një emër i njohur për uniformat blu, pasi ka qenë i dënuar më parë në Shqipëri për plagosje dhe grabitje më armë të parave të Fondit të Zhvillimit Rural.

Ndërkohë Korab Peposhi gjithashtu është një person i skeduar, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Itali, për trafik kokainë. Pikërisht trafiku i drogës është një nga pistat kryesore që po heton policia për atentatin që i është bërë Korab Peposhit.

Dyshohet se prishja e pazareve të drogës, mund të jetë shkak i atentatit. Më shumë se 5 herë qëlloi Alfred Rrushi ndaj Korab Peposhit, ku 3 plumba e kapën në trup. Plumbat kanë rrezikuar të prekin edhe qytetarët e shumtë që lëviznin në zonë.

Ndërkohë mjekët e Spitalit të Traumës shprehen se Korab Peposhi është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në reanimacion, shkruan Shqiptarja.com. Policia ngriti postblloqe të shuma në zonë, por nuk mund te arrestojë autorin e këtij krimi të rëndë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit