Austri, operacion kundër mafias italiane

Mos i humb

Në Austri, në një operacion të përbashkët nga policia italiane dhe austriake konfiskohen llogaritë e kompanisë dhe fondacionit privat me vlerë 37 milion euro si dhe letrat me vlerë të tyre.

Zëdhënësi i njësisë për luftimin e krimit të organizuar, Vincenz Kriegs-Au, në një deklaratë për shtyp tha se kanë ndërmarrë një operacion kundër një organizate mafioze që operon në Italinë jugore.

Si rezultat i operacionit janë konfiskuar llogaritë e kompanisë dhe fondacionit privat me vlerë 37 milion euro si dhe letrat me vlerë të tyre, ka bërë të ditur Kriegs-Au.

Organizata kryente pastrim të parave në nivel ndërkombëtar, tha Kriegs-Au, dhe u shpreh se “U përcaktua se organizata mafiioze në Austri kryente pastrimin e parave nëpërmjet fondacionit privat, kompanisë dhe aktiviteteve në fushën e pasurive të patundshme. Gjithashtu ajo kishte aktivitete edhe në fushën e lojërave të fatit”.

Prokurori italian, Reggio de Calabria, në muajin nëntor në lidhje me formësimin mafioz në fjalë kishte kërkuar ndihmë nga autoritetet austriake, ku si rezultat policitë e të dy vendeve kanë kryer operacione në 4 shtëpi në Vjenë dhe Innsbruck.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit