Balla : S’na bëni dot presion, marrëveshja e 5 qershorit nuk preket!

Mos i humb

“Deklarata të fryra”, Kina i kundërpërgjigjet Amerikës për Tik Tok-un

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të martën për “fyerje” rreth rrjetit social kinez, TikTok, pas shtimit të presionit nga ana e...

Apeli i mjekut të QSUT: Kujdes masat, epidemia do vazhdojë

Pandemia e koronavirusit po vazhdon ta godasi rëndë vendin tonë, ku bilanci i humbjeve të jetës dhe të prekurve të rinj po...

Mbi 18 milionë persona të prekur me koronavirus në botë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të...

Liban, Charbel Wehbe emërohet ministër i Punëve të Jashtme

Qeveria libaneze sot njoftoi emërimin e ish-ambasadorit Charbel Wehbe si ministër të Punëve të Jashtme. Wehbe shërbeu si këshilltar...

Pas largimit të opozitës parlamentare nga salal e Kuvendit, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla doli sërish në foltore për të dhënë mesazhin e tij. Ai tha se opozita parlamentare po bën presion për të mos u votuar marrëveshja e 5 qershorit, ndërsa ajo jashtë (PD) që të votohet.

Sipas Ballës, mazhoranca nuk do bjerë pre e presioneve por do vijojë me negociata. Ai sqaroi po ashtu se PS i do listat e hapura, por nga ana tjetër sqaroi se nuk mund të preket marrëveshja e 5 qershorit.

“Në emër të shumicës më lejoni të shpreh disa konsiderata, jemi kthyer si para 18 muajsh ku Saliu i pari, Luli e Monika largoheshin në mënyrë të shpeshtë nga Kuvendi për të kshtëzuar votën e tyre sa i përket reformës në drejtësi. Unë gjithmonë e kam mbështetur dhe falenderuar opozitën parlamentare se e ka mbështetur reformën.

Realisht nuk i kuptoj çfarë kërkojnë me këtë largim për aq kohë sa këta bëjnë presion duke ikur, Luli nga jashtë bën presion për të votuar marrëveshjen, Luli do takim jashtë, këta brenda. Mirë mo po kjo partia që përfaqësoj unë ka ndonjë të drejtë? Ju kërkoni lista të hapura ne ua kemi thënë që për ne s’janë tabu, mund të hapen por ka disa rregulla, norma, kushte bashkëshoqëruese, nëse ky sistem është sic është fleta e votimit bëhet me 100 faqe…Këto janë të ndërlidhura, ju vini kushte duke ikur, ata kushte duke bërtitur, ju kushte për të mos votuar një marrëveshje që bie dakord, që nuk është më e mira por kush mendon që na bën presion apo ju që ikët për marrëveshjen, apo për marrëveshje me ju ta harroni ne nga bojkoti nuk surprizohemi.

Do vijojmë komunikim te komisioni i Ligjeve për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Për mua kur bëhet fjalë për lista të hapura më e rëndësishme është barazia gjinore. Temat që s’prekin marrëveshjen e 5 qershorit jemi të gatshme t’i negociojmë. Thirrja ime është të riktheheni këtu, nuk i bëni nder askujt. E mirëkuptoj arsyen se po bëni presion se nuk e kalojmë dot marrëveshjen të vetëm, por ndaj po mundohemi të takojmë të gjitha palët, për ne nuk është tabu”,- tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Gjermani: Nga e shtuna, testimi i detyruar i të ardhurve nga zonat me rrezik

Në luftën kundër përhapjes së virusit të koronës, udhëtarët nga zonat e përcaktuara ndërkombëtarisht si të rrezikshme që vijnë në Gjermani, do...

Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një...

Austria sërish me numër të lartë të rasteve të reja

Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi...