Bardhi akuzon Bashën: Të tregojë se kush janë bashkëpunëtorët

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërvënë sot Lulzim Bashës, sa i takon qëndrimit të këtij të fundit për mandatin e Xhaçkës.

Ai tha për mediat se Basha i ka hyrë në qejf që të flasë me veten, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se i kanë hyrë mik bashkëpunëtorët e tij për të mos firmosur për mandatin e Xhaçkës.

“Zoti Basha, edhe pse s’do të doja të merresha me të. Atij i ka hyrë në qejf që të flasë me veten. Zoti Basha nuk ka firmosur as herën e parë për zotin Xhaçka. Ai i di arsyet.

Ai është një nga ata deputetë që nuk ka pranuar as të firmosë për mocionin. Arsyet pyetini.

Se kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Oltra Xhaçkën që kanë ndërhyrë te zoti Basha për të mos firmosur pro. Basha flet me vete dhe i shkon të flasë me vete.

E vetmja rrugë që kërkon të zgjidhë çështjet është GJK.

Kushdo që bashkohet me maxhorancën, mund të shkojë tek byrektorja e zotit Basha. Unë nuk di që duke bllokuar Foltoren, i hiqet mandati Olta Xhaçkës.

Ne mund të bërtasim sa të duam, kur u mor vendimi, por duhet të bëjmë padi që mandati i Olta Xhaçkës të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Basha ka refuzuar të nënshkrujë për të dërguar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit