BE reagon për zgjedhjet në Turqi

Mos i humb

 

 

Në një deklaratë të parë nga Bashkimi Europian (BE), në lidhje me zgjedhjet në Turqi është vënë theksi “në vazhdimin e bashkëpunimit me Turqinë”.

Zëdhënësi i BE-së, Margaritis Schinas, në një konferencë të përditshme për shtyp është shprehur se: “Ne shpresojmë se Turqia nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, do të vazhdojë të jetë partneri i BE-së në çështje të rëndësishme si migrimi, siguria, stabilitetit rajonal dhe lufta kundër terrorizmit”.

Ndërkohë pritet që edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, të bëjë një deklaratë më të detajuar mbi çështjen në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit