Mediat në Europë dhe rajon ndoqën me kujdes zgjedhjet në Turqi

Mos i humb

 

 

Mediat europiane kanë ndjekur me vëmendje të veçantë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat të dielën u mbajtën në Turqi, disa nga të cilat nuk fshehën fare zhgënjimin nga suksesi zgjedhor i presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Në ballinat e pothuajse të gjitha mediave evropiane, mbrëmë ishin lajmet për zgjedhjet në Turqi, ndërsa vëmendjen e tërhoqën mediat të cilat nuk fshehën zhgënjimin nga dështimi i opozitës turke.

Bëhet fjalë për ato media, të cilat edhe gjatë fushatës parazgjedhore bënin thirrje të hapur për bashkim opozitar me qëllim të rrëzimit të Erdoğanit nga pushteti.

BBC-ja britanike ndoqi më vëmendje zgjedhjet, ndërsa rezultatet i përditësonte me titullin, “Erdoğan ka avantazh ndaj Ince“. Kjo shtëpi mediatike publikoi se Erdoğan ka shpallur fitore në bazë të rezultateve paraprake, duke theksuar se opozita pohon se numërimi akoma nuk ka përfunduar.

Gazeta “The Guardian“, përdorte rezultatet e publikuara nga AA dhe TRT, pas çka doli me titull se Erdogan shpalli fitore të cilën opozita nuk e pranon.

Televizioni SKY News theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Turqi nga fakti se vendi po kalon nga sistemi parlamentar në atë presidencial me titull: “Erdoğan është fitues i zgjedhjeve”, termi fitues është vendosur në thonjëza.

Edhe mediat në Austri, ku jetojnë një diasporë e madhe turke, kanë ndjekur me kujdes zgjedhjet në Turqi, ndërkohë që gazeta “Kronen”, zëri i së djathtës radikale, publikoi rezultatet me komentin se sundimi i Erdoğanit u forcua akoma më shumë, me një fitore të dyfishtë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Lajme të ngjashme publikuan edhe të përditshmet “Der Standard“ dhe “Kurier“, të cilat theksin e vendosën tek pjesëmarrja e madhe në zgjedhje, mbi 87 për qind.

Diaspora më e madhe turke ndodhet në Gjermani, ku mediat gjithashtu ndoqën me vëmendje zgjedhjet në Turqi.

Gzetat “Bild“ dhe Der Spiegel“ shkruanin se Erdoğan kryeson, ndërsa opozita kritikon. Shkruanin gjithashtu se opsioni politik i Erdoganit “ka telashe“ për të siguruar në shumicë parlamentare.

Mediat në Francë, më saktësisht “Le Monde“ shkroi se “përkundër opozitës së ashpër, Erdoğan sërish triumfon pas 15 viteve pushtet”.

Shtëpitë mediatike “Le Figaro“ dhe “France Info“, theksonin mesazhet e opozitës e cila deri në orët e vonshme pohonte se do të ketë raund të dytë zgjedhor presidencial, meqë Erdoğan nuk do të sigurojë shumicën.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ishte ndër të parët që uroi Erdoğanin për suksesin zgjedhor, për çka mediat hungareze cituan televizionin e atjeshëm Hir, i cili pas publikimit të rezultateve paraprake, doli me lajmin “Erdoğan mund të fillojë sundimin”.

Zgjedhjet në Turqi ishin në ballinat edhe të mediave në Spanjë, Greqi, Zvicër, Bullgari, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, si dhe në vendet në rajon.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të së dielës në Turqi do t’u kumtohen partive politike për disa orë, tha sot kreu Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK) të vendit, Sadi Güven.

“Që nga e diela, kemi kumtuar 98 për qind të rezultateve zgjedhore, për disa orë do të kumtojmë 100 për qind”, tha Güven para gazetarëve në Ankara.

Më herët, Güven tha se me 99, 2 për qind të kutive të votimit të hapura, presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet presidenciale me 52,5 për qind të votave, ndërsa rivali i tij Muharrem Ince ka ngelur prapa me 30,6 për qind.

Ndërkohë, kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP) në zgjedhjet presidenciale në Turqi, Muharrem Ince, ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën.

“Për ne janë reale rezultatet e të dhënave zgjedhore të shkruara në këto procesverbale. Nuk ka dallim mes të procesverbaleve të ofruara nga anëtarët tanë dhe të dhënave që publikoi Komisioni i Lartë Zgjedhor (YSK)”, tha Ince gjatë fjalimit në selinë e CHP-së në Ankara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit