Beqaj: Karshillëku i pronarëve hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve

Mos i humb

Pas publikimit të pamjeve nga zv. kryeministri Erion Braçe, ku të rinjtë shqiptarë festonin në plazh duke mos u frikësuar aspak nga COVID-i, ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai kërkon ndëshkimin e merituar për bizneset, sepse karshillëku i administratorëve të lokaleve sipas tij hedh poshtë sakrificën 5-mujore të mjekëve.

Ish-ministri gjithashtu ka përmendur edhe emrat e disa bizneseve në jug të Shqipërisë që nuk respektojnë asnjë rregull të vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

“Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club.

24 orë në çdo ditë.

Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë.

Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor.

Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia.

Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.

Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor.

Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit”, ka shkruar Beqaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit