Balla, vizitë në Kolegjin e Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe

Mos i humb

Në vijim të vizitës në Abu Dhabi, Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi të martën një vizitë në Kolegjin e Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministri Balla ka shpërndarë në rrjetet socaile një video nga takimi i zhvilluar sot në Kolegjin e Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një ditë më parë, Balla u takua me homologun e tij Saif Bin Zayed Al Nayan, ku u dakordësua për ngritjen e një taskforce të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar.

Gjithashtu, gjatë takimit me ministrin Saif Bin Zayed Al Nayan, u diskutua dhe për sa i përket teknologjisë në menaxhimin e trafikut si dhe identifikimit të personave të kërkuar.

Temë tjetër e diskutuar ishte dhe çështja ekstradimeve dhe bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit