Blunt: Muhamed Morsi nuk është “një i burgosur i zakonshëm”

Mos i humb

Presidenti i përmbysur i Egjiptit Mohamed Morsi “nuk është një i burgosur i zakonshëm” dhe “nëse diçka i ndodh atij në burg, ka gjasa të ketë pasoja të rënda se sa thjeshtë fati i një të burgosuri”, ka thënë Crispin Blunt, ish kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanik dhe deputeti konservativ.

Blunt për Anadolu Agency (AA) tha se përpjekja britanike e javës së kaluar për të vizituar presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohamed Morsi nuk kishte marrë përgjigje nga Ambasada egjiptiane në Londër.

Blunt tha se “një grup avokatësh, të udhëzuar nga familja e Presidentit Morsi, dëshiron të ngre një panel të njohur për shqyrtimin e burgimit, i cili mund të ekzaminojë kushtet në të cilat Morsi është burgosur”.

Delegacioni i përbashkët britanik ishte formuar nga ish nënsekretari i Drejtësisë Lordi Edward Faulks, anëtar i Komitetit të Shëndetësisë Paul William dhe Blunt.

“Ekzistojnë shqetësimet ‘prima facie’ rreth asaj se si po mbahet dhe kushtet ku po mbahet, si dhe shëndeti i tij”, tha Blunt.

“Ai nuk është një i burgosur i zakonshëm, ndërkohë që ai duhet të mbahet në standardet e zakonshme të të burgosurve dhe në rregullat e sistemit të burgjeve egjiptiane dhe standardeve të mira ndërkombëtare. Ai është ish-kreu i shtetit, ai u zgjodh nga populli i Egjiptit dhe kjo do të thotë se nëse i ndodh diçka në burg, ka gjasa të ketë pasoja të rënda, se sa thjeshtë fati i një të burgosuri”, tha Blunt.

“Ka patur disa zëra në Parlamentin egjiptian, asnjëra prej të cilave nuk ka qenë konstruktive sa duhet, por ajo që unë dua t’u them zyrtarëve egjiptianë është se kjo është një mundësi për të hedhur poshtë kritikat që po bëhen”, shtoi ai.

Crispin Blunt duke komentuar refuzimin e autoriteteve egjiptiane tha se “atëherë do të shqyrtojmë të gjitha dëshmitë që janë në dispozicion për ne jashtë Egjiptit, dhe ne do të përpilojmë një raport në bazë të asaj që dihet”.

Duke nënvizuar gjithashtu shkeljet e të drejtave të njeriut në Egjipt, Blunt theksoi situatën e vështirë në Egjipt.

“Situata e të drejtave të njeriut në Egjipt padyshim është jashtëzakonisht e vështirë dhe mosndëshkimi i policisë, siç duket se është kthyer përsëri si një çështje e vuajtjes së gjatë të popullatës egjiptiane që çoi në rënien e presidentit Mubarak dhe shërbimet egjiptiane të sigurisë. Mendoj se padyshim duhet të mbajnë llogari”, tha ai.

“Ka patur mundësi që Presidenti Sisi të trajtojë këtë çështje, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë” shtoi ai.

Mohammed Morsi po mbahet në izolim pavarësisht nga fakti se ai ka shprehur shqetësime në lidhje me shëndetin e tij. Ai nuk mund të merrte pjesë në shumicën e seancave në gjyqin e tij të nisur pak pasi u rrëzua nga grusht shteti i përgjakshëm në vitin 2013.

“Gjendja ime shëndetësore është bërë serioze dhe po përkeqësohet nga dita në ditë”, pati thënë Morsi më parë. Morsi tha se nuk do të hiqte dorë nga kërkimi i trajtimit mjekësor, duke deklaruar se kishte rënë dy herë në komë diabetike sepse nuk mund të hante ushqimin e burgut.

Duke iu përgjigjur kërkesave të ish presidentit, gjyqtari theksoi se kërkesa për ekzaminim mjekësor duhej të nënshkruhej nga mjekët e burgut, një vendim që nuk është marrë deri më tani.

Autoritetet egjiptiane thonë se Morsi po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në burg./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit