Conte votëbesohet edhe në Dhomën e Ulët: Ulim borxhin ekonomik

Mos i humb

 

Giuseppe Conte ka mbajtur fjalimin edhe në Dhomën e ulët të deputetëve, në Itali, ku u votëbesua për herë të dytë si kryeministër i vendit.

Edhe këtë herë lideri i ri i italianëve nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i qeverisë së tij do të jetë nxitja e rritjes ekonomike dhe reduktimi i borxhit.

“Ne do të negociojmë në nivel europian dhe shpresojmë të kemi vendosmërinë e duhur për t’u dëgjuar nga partnerët tanë”, ka thënë Conte.

Nga 621 parlamentarë, 350 kanë votuar pro, 236 kundër, ndërsa 35 kanë abstenuar. Juristi i bërë kryeministër është zotuar se do të ndjekë linjat e Bashkimit Europian sa i takon politikave financiare, por ka kritikuar rregullat fiskale aktuale duke i cilësuar shumë të serta dhe të fokusuara më tepër tek reduktimi i deficitit sesa tek rritja ekonomike.

Një ditë më parë, Conte mori votëbesimin edhe në Senat, ku ndër të tjera deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë, për të synuar një qasje të re në marrëdhëniet me këtë shtet.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit