Basha: PD asnjë marrëdhënie politike me Metën, pazarxhi kronik

Mos i humb

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me protestat te bashkia e Tiranës, ndërsa ai u shpreh kundër.

Ai tha se nuk do të mbështeste kurrsesi një protestë ku në krye është Meta, që ka sjellë në pushtet Ramën.

“Protesta është e duhur, por që protesta të jetë e duhur nuk mund të bëhet me Ilir Metën. Ata njerëzit e metës kanë votuar pro për ngritjen e taksave. Ai e ngriti në pushtet Edi Ramën. Tani më ngrenë aty në piedestal Metën. Faqe e zezë. Ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit, është koha që të bëjnë reagim. Besueshmëria në këtë rast lë shumë për të dëshiruar. Sa më shumë ta zgjasim këtë, aq më shumë i zhysim ata.. Jam kundër hipokrizisë. Po promovohet një karkazë politikë. Të thërrasë në protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vësh në krye Ilir Metën. Ky është autogol. Ata janë autorë të ardhjes në pushtet të Ramës.”
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit