Danimarka planifikon të barazojë pagat e burrave dhe grave

Mos i humb

Danimarka është duke shqyrtuar që të miratojë një ligj, të cilin në fillim të muajit janar e bëri Islanda, sipas të cilit burrat dhe gratë në këtë vend doemos duhet të paguhen në mënyrë të barabartë për punën që ushtrojnë.

Drejtori i Agjencisë për shëbim shtetëror, Dennis Kristensen, deklaroi se Qeveria e Danimarkës planifikon që sikur Islanda të zbatojë politikë të pagesës së barabartë të punëtorit.

Ai theksoi se përfundimisht ka ardhur koha që edhe në Danimarkë burrat dhe gratë të paguhen barabartë për punën që bëjnë.

Islanda, duke miratuar ligjin e ri në Parlament në të cilin 50 për qind e deputetëve janë gra, u bë shteti i parë në botë, ku burrat dhe gratë doemos duhet të paguhen në mënyrë të barabartë.

Sipas këtij ligji, kompanitë dhe institucionet qeveritare që kanë më shumë se 25 të punësuar doemos do të duhet që të zbatojnë politika të pagesës së barabartë të punëtorit, ndërsa ato organizata tek të cilat vërehen parregullsi, doemos do të duhet të paguajnë gjoba.

Me ligjin e ri në Islandë, rrogat e pabarabarta bëhen kundërligjore. Ligjin e mbështeti edhe koalicioni qeveritar, i përbërë nga partia e qendrës së djathtë, por edhe opozita./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit