Vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib, 4 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 4 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarak rusë në veri të Sirisë, Idlib.

Sipas raportimeve të gazetarit të AA-së në Idlib, vazhdojnë sulmet e intensifikuara ajrore ndaj vendbanimeve civile në këtë qytet.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Moustafa Haj Youssef, në një deklaratë për AA tha se, vazhdojnë sulmet e intensifikuara ajrore të regjimit të Asadit dhe Rusisë ndaj qendrës së Idlibit si dhe vendbanimeve rurale.

“Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve luftarakë rusë në qarkun Serakib, fshatrat Termela dhe El Gadfe kanë humbur jetën 4 civilë”, tha Youssef.

Ai theksoi se sot kanë arritur deri tek kufomat e 8 civilëve të vdekur nga sulmi ajror i ndodhur para dy ditëve në një lagje në këtë vend.

Ekipet njoftuan se sulmet ajrore vazhdojnë dhe se mund të rritet numri i të vdekurve.

Zona e deeskalimit të Idlibit është shënjestër i sulmeve të intensifikuara ajrore në dy muajt e fundit. Vetëm në sulmet e muajit janar kanë humbur jetën 211 civilë, ndërsa një mijë e 447 të tjerë janë plagosur.

Guta Lindore dhe Idlibi në takimin e Astana-s më 4-5 maj të vitit të kaluar nga Turqia, Rusia dhe Irani u shpallën si zona të deeskalimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit