Dëbohet 33-vjeçari shqiptar nga Italia, vetëm pse e postoi një status në Facebook

Mos i humb

Një 33-vjeçar shqiptar është dëbuar nga autoritetet italiane, për shkak të disa mesazheve kundër Krishtlindjeve.

Shqiptari akuzohet se kishte publikuar disa mesazhe në faqen e tij në rrjetet sociale, kundër festimit të Krishtlindjeve, shkruan “Mattinopadova”.

Mediat italiane bëjnë me dije se Shaban Caca, që prej vitesh jetonte në Padova, i është ndaluar hyrja në Itali për 10 vite. Ai cilësohet si eksponent i rrezikshëm për terrorizmin dhe nxitës i urrejtjes sociale.

Lajmi në fjalë është bërë me dije nga Ministria e Brendshme italiane. Ndërkohë vet ministri Matteo Salvini ka deklaruar se: “Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit