Demonstruesit thyejnë kordonin policor para Presidencës së Serbisë

Mos i humb

Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën sot rreth godinës së Presidencës së Serbisë në Beograd, për të shprehur revoltën e tyre kundër presidentit Aleksandar Vuçiq në kohën kur ky i fundit po mbante një konferencë për mediat. Protestuesit arritën të shembin rrethojën e vendosur, të thyejnë kordonin policor para presidencës bashkë me një kamion me altoparlantë.

Demonstruesit arritën të thyejnë kordonin policor të vendosur, në mënyrë që të afrojnë para godinës së presidencës një kamion me altoparlantë, gjë e cila bëri policinë të përdor gaz lotsjellës në përpjekje për të parandaluar njërin nga liderët opozitar Boshko Obradoviq dhe kamionin t’i afrohen Presidencës së Serbisë.

Lideri i partisë “E Majta e Serbisë”, Borko Stefanoviq, tha se gjatë ndërhyrjes policia përdori dhunë duke e goditur edhe deputetin Bosko Obradoviq, ndërkohë që liderët tjerë të Aleancës për Serbinë, kërkuan nga turma të protestojë në mënyrë të qetë.

Obradoviq u tha gazetarëve të cilët qëndrojnë jashtë Presidencës së Serbisë se qytetarët nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e Vuçiqit.

Presidenti i Serbisë mbajti një konferencë për mediat pas çka ekipet arritën të dalin nga ndërtesa e presidencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit