Talebanët sulme ndaj forcave afgane, së paku 22 të vrarë

Mos i humb

Së paku 22 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë sulmeve të cilët i kryen militantët në post-blloqet kontrolluese në veri të Afganistanit.

Shefi i kuvendit rajonal në provincën Faryab, Mohammad Rahir Rahmani, njoftoi se sulmet e militantëve talebanë në post-blloqet e forcave afgane zgjatën tërë mbrëmjen e kaluar.

“Janë vrarë së paku 22 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa edhe së paku 20 janë plagosur”, tha Rahmani.

Paralelisht me këtë, së paku 100 ushtarë afganë dhe policë tentuan të dezertojnë dhe arratisen në Turkmenistanin fqinjë. Përpjekjet e arratisjes vijuan pas përleshjeve disa ditore në provincën Badghis.

Për gati dy dekada, Afganistani është në një krizë të thellë të sigurisë dhe politike, e cila ka vazhduar intensivisht këtë vit.

Kriza është pasqyruar në përleshjet në vazhdim midis forcave afgane të sigurisë dhe lëvizjes talebane që kontrollon pothuajse gjysmën e territorit të Afganistanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit