Deri në 10.000 franga gjobë për ata që kundërshtojnë karantinimin

Mos i humb

YPG/PKK konfiskon pasuritë e qytetarëve që i ka detyruar të migrojnë nga rajonet që i ka okupuar

Organizata terroriste YPG/PKK konfiskon pasuritë e qytetarëve të cilët i ka detyruar të migrojnë nga rajonet që i ka okupuar në Siri.

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6...

Liban, në Bejrut shpallet gjendje e jashtëzakonshme dyjavore

Pas shpërthimit të ndodhur dje në portin e Bejrutit në Liban, Këshilli i Lartë i Mbrojtjes shpalli gjendje të jashtëzakonshme dyjavore në...

Basha : Qeveria vjedh ndihmat, kur të vijmë në pushtet do ndihmojmë cdo shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti.

Vendimi sipas të cilit ata që udhëtojnë nga Zvicra drejt Kosovës, Maqedonisë etj. kur të kthehen në Zvicër duhet të karantinohen për dhjetë ditë, ka bërë jehonë të madhe ndër shqiptarët, jo vetëm në Zvicër.

Shumë prej tyre tani janë në dilemë nëse duhet të udhëtojnë për pushime drejt vendlindjes ose jo.

Por çfarë përfshihet në fakt me detyrimin për karantinim dhe në çfarë kushtesh do të zbatohet ky detyrim?

Në njoftimin e bërë nga BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik), lidhur me këtë vendim, veç tjerash sqarohet se:

Karantina duhet të trajtohet në mënyrë rigoroze mbi bazë të rregullores së re, shkruan albinfo.ch. Kjo do të thotë veç tjerash se gjatë kohës sa zgjat karantina,nuk lejohen as shëtitjet dhe as dalja për të bërë blerje ose për çfarëdo vizite.

Kushdo që nuk respekton ose që kundërshton rregullin e përmendur për karantinë, mund të gjobitet deri në 10.000 franga, siç thuhet në shtojcën e rregullores.

Ndërsa ata që e neglizhojnë këtë rregull, mund të dënohen me deri në 5.000 franga gjobë.

Kantonet janë përgjegjës për ndjekjen penale.

Kantonet janë përgjegjës për zbatimin e ligjit në këtë rast. Detyrimi për karantinë vlen edhe për fëmijët.

Siç mund të shihet nga fleta shtesë e vendimit, udhëtarët nga vendet me rrezik të lartë, nuk kanë të drejtë në kompensimin e të ardhurave të humbura nga detyrimi për karantinim.

Vetëm nëse, për shembull, punëdhënësi e ka dërguar vetë dikë në një vend me rrezik të lartë, është e mundur që të vazhdojë t`ia paguajë pagën edhe gjatë karantinës.

Këshilli Federal do të azhurnojë rregullisht listën. Ai me këtë rast përdor si kriter numrin e infeksioneve të reja në një vend dhe disponueshmërinë e informacionit të besueshëm mbi situatën e rrezikut.

Vlerësohet se ekziston një rrezik i rritur për infektim me koronavirus nëse në vendin e caktuar ka pasur më shumë se 60 infeksione në 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit ose nëse situata e rrezikut në një vend nuk mund të vlerësohet.

Por si mund të monitorohet personi që duhet të karantinohet?

Në fillim të karantinës, secili person duhet të raportojë hyrjen e tij në Zvicër tek autoriteti përgjegjës kantonal brenda dy ditëve dhe të ndjekë udhëzimet e këtij autoriteti.

Autoritetet kantonale janë përgjegjëse për respektimin e masave të karantinës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse. Në një intervistë...

Krujë: Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Policia...

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që...

Ministria e Jashtme turke publikon hartën e zonës së aktiviteteve të anijes Oruç Reis

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen...